“Duart e dashurisë”, aplikohen në Brazil

Amerika

“Duart e dashurisë”, aplikohen në Brazil

Më: 25 prill 2021 Në ora: 07:24
Brazil

Lufta kundër COVID-19 ka izoluar shume pacientë në pavione të kujdesit intensiv, të larguar nga familja dhe miqtë. Por dy infermiere në qytetin e vogël të Sao Carlos, në shtetin e Sao Paulo, kanë zbuluar një mënyrë për të ndihmuar ata që mos ndihen vetëm.

Semei Araújo Cunha dhe Vanessa Formenton improvizuan teknikën që ata e quajnë “duar të vogla dashurie” ndërsa punonin në Njësinë e Kujdesit Emergjent Santa Felicia. Ata mbushin doreza mjekësore me ujë të ngrohtë.

Dorezat i vendosnin tek pacientët kryesisht të intubuar që luftojnë për jetën kundër COVID-19, në secilën anë të dorës. “Pacienti ndihet i ngushëlluar sikur dikush po mbante duart me ta,” tha Formenton.

Të dy infermierët zhvilluan metodën rreth një muaj më parë, pasi rritja aktuale e COVID-19 po fitonte shpejtësi. Ngrohja e duarve të pacientëve përtej mbështetjes emocionale që mund të ofrojë përfshin edhe rritjen e qarkullimit të gjakut.

Brazili tani po udhëheq botën në mesataren ditore të vdekjeve nga COVID-19 dhe është i dyti pas Shteteve të Bashkuara në numrin total të vdekjeve. Spitalet rreth qytetit tani po përdorin teknikën, me stafin që vlerëson se “duart e dashurisë” po japin  rezultate të menjëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat