​Luftë me policinë në SHBA, dy të vrarë dhe një i plagosur

Amerika

​Luftë me policinë në SHBA, dy të vrarë dhe një i plagosur

Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy oficerë policie janë vrarë dhe një tjetër është plagosur deri tani në një betejë që po zhvillohet mes policisë dhe një burri të armatosur që reziston nga brenda shtëpisë së tij në Karolinën e Veriut, duke qëlluar prej disa orësh tashmë ndaj oficerëve.

Rreshteri i policisë Chris Ward ka vdekur në incident, raportojnë mediat lokale.

Ndërsa oficeri Logan Fox gjithashtu u lëndua gjatë kaosit në skenën e ngjarjes në Boone në Karolinën e Veriut dhe ka humbur jetën në spital.

Sherifi Hagaman tha se autoritetet kanë gjetur në shtëpi gjithashtu të vdekur nënën dhe njerkun e të dyshuarit

Situata nisi prej orës lokale 10.00 të mëngjesit kur sherifi erdhi në zonë për të bërë një kontroll sigurie pas njoftimeve se i zoti i shtëpisë nuk i përgjigjej telefonatave të të afërmve.

Oficerët kishin hyrë në rezidencë, por ishin pritur me të shtëna nga sulmuesi.

“Është një situatë shumë tragjike. Mendimet e lutjet tona janë me të gjithë ata të përfshirë, familjet e tyre dhe komunitetin”, thanë autoritetet, duke shtuar se shtëpia është tashmë e rrethuar dhe rezidentët fqinjë janë evakuuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat