Reportazh nga qendra e vaksinimit në masë në Baltimore të Merilendit

Amerika

Reportazh nga qendra e vaksinimit në masë në Baltimore të Merilendit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:33
Reportazh nga qendra e vaksinimit në masë në Baltimore të Merilendit

Mbi 150 milionë amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës kundër koroanvirusit. Por ende vazhdon hezitimi, ndërsa shumë njerëz thonë se nuk duan të vaksinohen.

E lindur në Ukrainë, mësuesja Tamara Vorobiy ishte një nga skeptikët ndaj vaksinave. Por pasi një i afërm i saj u sëmur me COVID, ajo hodhi poshtë dyshimet dhe u vaksinua.

“Nuk më pëlqejnë vaksinat. Por situata është serioze dhe shumë njerëz po vdesin pa nevojë”, thotë për Zërin e Amerikës mësuesja nga Merilendi Tamara Vorobiy.

Stadiumi i futbollit në Baltimore të Merilendit është një prej qendrave të vaksinimit në masë në Shtetet e Bashkuara. Ajo u hap marsin e vitit 2021 si rezultat i një bashkëpunimi mes zyrës së guvernatorit, profesionistëve të Universitetit të Merilendit dhe Gardës Kombëtare.

Nënkoloneli Charles Wetzelberger ndihmoi në transformimin e stadiumit në një qendër vaksinimi.

“Kam 55 pjestarë të gardës që raportojnë tek unë. Stafi i Universistetit të Merilendit ka rreth 125 pjestarë, dhe duke llogaritur edhe kontraktorët janë rreth 185 njerëz që punojnë në këtë qendër vaksinimi”, thotë zëvendës koordinatori i qendrës së vaksinimit në masë, Nënkoloneli Charles Wetzelberger.

Muajin e parë, mbi 65 mijë njerëz morën të paktën njërën dozë të vaksinës në këtë qendër.

“Jemi profesionistë për organizimin, logjistikën dhe navigimin. Të tjerët ndihmojnë në aspektin mjekësor, dokumentacionin dhe si të ndihmojmë më mirë njerëzit”, thotë Alisha Buhr me Gardën Kombëtare Ajrore të Merilendit.

Procesi fillon që nga momenti kur njerëzit mbërrijnë në parkimin e stadiumit. Ata regjistrohen dhe shkojnë në katin e dytë ky ndodhen 74 pika vaksinimi dhe dy farmaci të lëvizshme.

“Çdo infermiere injekton 25-30 vaksina në orë, në varësi të numrit të njerëzve. Pra një infermiere vaksinon mbi 200 njerëz në ditë”, thotë për Zërin e Amerikës Anne William e cila drejton programin për përmirësimin e shëndetit të komunitetit.

Pas vaksinimit, njerëzit kalojnë në zonën e vëzhgimit ku duhet të presin deri në 20 minuta për t’u siguruar që nuk kanë ndonjë reagim apo alergji nga vaksina. Këtu ata mund të caktojnë datën për marrjen e dozës së dytë.

“Kemi qënë me fat sepse nuk kemi patur asnjë rast reaksioni alergjik në 65 mijë doza që janë injektuar. Individi më i moshuar ka qënë një grua 103 vjeçe, dhe vaksinimi i saj shkoi mirë”, thotë Anne Williams e cila drejton programin për përmirësimin e shëndetit të komunitetit.

Për mësuesen Tamara Vorobiy, i gjithë procesi i vaksinimit zgjati më pak se një orë. Ndërsa largohet, ajo falenderon infermieret dhe Gardën Kombëtare./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat