Makina i pret rrugën, shoferi i “Maseratti”-t del dhe i zbraz karikatorin

Amerika

Makina i pret rrugën, shoferi i “Maseratti”-t del dhe i zbraz karikatorin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:45
Pamje nga videoja

Një video e kamerave të sigurisë, e publikuar nga policia amerikane, tregon momentin kur shoferi i një makine luksoze del nga mjeti i tij dhe fillon të qëllojë në drejtim të një makine tjetër, e cila e kishte parakaluar në një rrugë me trafik të rënduar.

Edhe më tronditëse është se ngjarja e rëndë, ndodhi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington DC.

Në pamje duket se makina që parakalon, futet me dredhi dhe i pret rrugën mjetit luksoz, tip “Maseratti”, ndërsa shoferi i kësaj të fundit nuk e duron dot këtë “provokim” dhe del nga makina duke qëlluar me pistoletë.

Edhe pse nuk pati viktima nga ngjarja, një grua u gjet e plagosur si pasojë e plumbave të marrë, por nuk është konfirmuar nëse ishte shoferja e makinës tjetër, apo kalimtare.

Ndërkohë, policia e kryeqytetit amerikan ka bërë të ditur se jep një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që identifikon të dyshuarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat