SHBA sanksionon kompanitë shtetërore bjelloruse pas devijimit të avionit

Amerika

SHBA sanksionon kompanitë shtetërore bjelloruse pas devijimit të avionit

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:49
Jen Psaki

Pas uljes së detyruar të një aeroplani pasagjerësh në kryeqytetin bjellorus, Minsk me një gazetar disident në bord, qeveria e SHBA tha se do të rivendoste sanksionet kundër nëntë ndërmarrjeve shtetërore bjelloruse javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka bërë publike emrat e nëntë ndërmarrjet shtetërore të prekura nga sanksionet, të cilat do të sanksionohen duke filluar nga e mërkura.

”Përveç kësaj, SHBA po bën një listë të sanksioneve të synuara kundër anëtarëve kryesorë të regjimit të presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe korrupsionin, falsifikimin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe ngjarjet e 23 majit”, deklaroi Jen Psaki, zedhënësja e presidentit amerikan, Biden.

Masat e SHBA u shtohen sanksioneve të BE ndaj autoriteteve në Bjellorusi.

Gazetari disident bjellorus, Roman Protasevich dhe partnerja e tij u arrestuan në aeroportin e Minskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat