Rrëzohet helikopteri në Kolumbi gjatë një operacioni droge, vdesin pesë policë

Amerika

Rrëzohet helikopteri në Kolumbi gjatë një operacioni droge, vdesin pesë policë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Të paktën pesë policë kanë humbur jetën në Kolumbi për shkak se një helikopter është rrëzuar duke u përplasur në tokë.

Ngjarja ka ndodhur afër Cantagallo, një qytet në bregun e Rio Magdalena, ndërsa oficerët e policisë ishin në një operacion droge në departamentin verior të Bolivar.

Drejtuesit e policisë dyshojnë se shkak i këtij aksidenti është bërë një defekt teknik.

Ndërsa theksojnë se për këtë çështje është ngritur një komision hetimor që pritet të sqarojë të gjitha arsyet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat