Shpërthejnë protestat në SHBA/ Vritet një person me ngjyrë nga policia, pak metra larg nga vendi ku u vra Floyd

Amerika

Shpërthejnë protestat në SHBA/ Vritet një person me ngjyrë nga policia, pak metra larg nga vendi ku u vra Floyd

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:46
Foto

Një person me ngjyrë është vrarë nga policia vetëm pak metra larg vendit ku u vra dhe George Floyd, në maj të vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta në vend.

Sipas mediave të huaja, demonstratat kanë nisur prej dy netësh pas vdekjes së Ëinston Boogie Smith Jr, 32 vjeç, në Minneapolis.

Babai i tre fëmijëve, i cili ishte subjekt i një urdhri për një vepër penale të armëve të zjarrit, u qëllua për vdekje nga anëtarët e një Task Force Marshals të SHBA vetëm tre milje nga vendi ku u vra Floyd në maj, 2020.

Ndërkohë në disa foto të publikuara nga mediat e huaja, shihen pamje nga protesta ku protestuesit kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave, ndërkohë që nuk mungojnë forcta e shumta të policisë në rrugë.

Nëntë njerëz janë arrestuar deri më tani në zonën Uptoën të ​​qytetit nën dyshimin për trazira, sulm, zjarrvënie dhe dëmtim të pronës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat