​Emigracioni i paligjshëm, Harris angazhohet për ndihmë dhe shpresë në Guatemalë

Amerika

​Emigracioni i paligjshëm, Harris angazhohet për ndihmë dhe shpresë në Guatemalë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 00:07
Kamala Harris

Shumica e njerëzve nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, por ata e bëjnë këtë pasi nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore", tha zëvendës presidentja e SHBA-së Kamala Harris sot në Guatemala, duke kërkuar që vendi të punojë së bashku për të eliminuar shkaqet e imigracionit të paligjshëm në SHBA.

"Është në interesin tonë të përbashkët të punojmë së bashku, ku të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur problemet e kahershme," tha Harris në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me presidentin e Guatemalës Alejandro Giammattei.

Harris tha se "shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të largohen nga shtëpia e tyre, vendi ku u rritën gjyshet e tyre, ku luten, ku flasin gjuhën e tyre dhe ku kultura e tyre është afër tyre".

“Ata që migrojnë ikin nga rreziku ose thjesht sepse nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore", tha ajo, duke shtuar se duhet të jepet një ndjenjë shprese se ndihma po vjen për vendin e goditur rëndë nga COVID-19, dhuna dhe varfëria, e të cilën në vitin 2020 e përkeqësoi ndikimi i dy uraganeve.

Harris tha se “shpresa nuk ekziston vetvetiu dhe se ajo duhet të shoqërohet nga marrëdhënie besimi, rezultate të prekshme, në mënyrë që të bindë njerëzit se ka arsye për të besuar në të ardhmen".

Vizita e parë ndërkombëtare e Harris vjen pas premtimit të presidentit demokrat Joe Biden se do të ndiqte një politikë të migrantëve "më njerëzore" sesa ajo e udhëhequr nga paraardhësi i tij republikani Donald Trump.

Harris do të takohet me presidentin Andres Manuel Lopez Obrador në Meksikë të martën.

Numri i migrantëve të pa dokumentuar të arrestuar në kufirin meksikano-amerikan ishte në nivelin më të lartë në 15 vjet në prill.

Nga më shumë se 178,600 migrantë, përfshirë të miturit e pashoqëruar, 82 për qind janë nga Meksika dhe "trekëndëshi verior" i Amerikës Qendrore - Guatemala, Honduras dhe Salvador.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat