Edhe Brazili miraton Pfizer për grupmoshat mbi 12 vjeç

Amerika

Edhe Brazili miraton Pfizer për grupmoshat mbi 12 vjeç

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 08:46
Ilustrim

Brazili ka miratuar vaksinën e parë kundër Covid-19 për grupmoshat mbi 12 vjeç, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë.

Pfizer / BioNTech u autorizua pas vlerësimit të studimeve të zhvilluara jashtë Brazilit, sipas ANVISA, dhe është e vetmja vaksinë e aprovuar për përdorim te personat nën 18 vjeç.

Brazili ka marrë 2.3 milion doza të vaksinës Pfizer / BioNTech këtë javë, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shtetet në ditët e ardhshme.

Në total, kompania farmaceutike ka shpërndarë 5.9 milion doza në Brazil. Ndërkohë sipas kontratës me qeverinë parashikohen të dorëzohen deri në fund të vitit një total prej 200 milion dozash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat