SHBA thirrje G-7 ta mbajë Kinën përgjegjëse

Amerika

SHBA thirrje G-7 ta mbajë Kinën përgjegjëse

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:30
Joe Biden

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të nxisin vendet aleate që të kritikojnë publikisht Kinën mbi praktikat e punës së detyruar ndërsa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës vazhdon ditën e dytë të takimit në Angli.

Udhëheqësit e G-7 gjithashtu do të prezantojnë një plan për infrastrukturën që synon të konkurrojë përballë përpjekjeve të Pekinit në botën e zhvilluar.

Presidenti Joe Biden po përpiqet të bindë udhëheqësit e demokracive që marrin pjesë në takimin e G-7 që të paraqesin një front më të bashkuar për të konkurruar ekonomikisht me Kinën gjatë shekullit në vazhdim.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Biden dëshiron që udhëheqësit e G-7 të dalin me një zë të vetëm kundër praktikave të punës së detyruar që vënë në shënjestër myslimanët ujgurë dhe pakicat e tjera etnike./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat