Blinken e zbulon: Ja cila është e vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Amerika

Blinken e zbulon: Ja cila është e vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:25
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se ekziston një gjë me të cilën ai pajtohet me presidentin rus Vladimir Putin, dhe kjo është deklarata se marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë të këqija.

"Kjo është ndoshta e vetmja gjë që unë pajtohem me vetë presidentin Putin," ishte përgjigjja e Blinken në pyetjen e Fox News nëse ai pajtohej me mendimin e presidentit rus se marrëdhëniet Rusi-Amerikë ishin në nivelin më të ulët në disa vitet e fundit.

Pavarësisht kësaj, Blinken gjithashtu tha se presidenti i SHBA-së Joseph Biden, do të përpiqet të gjejë sfera në të cilat është e mundur të arrihet bashkëpunim me Rusinë në takimin e ardhshëm me Putin në Gjenevë.

Duke folur për pritjet nga takimi, Blinken tha se Moska dhe Uashingtoni po përpiqen të ulin retorikën negative, por që "nuk duhet mashtruar për këtë çështje".

Ai gjithashtu deklaroi pritjet kryesore nga takimi me presidentin amerikan - vendosja e një dialogu të drejtpërdrejtë dhe krijimi i një mekanizmi që funksionon me të vërtetë në fusha të shumta për të cilat ka interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat