Kalifornia në festë ndërsa kufizimet lehtësohen

Amerika

Kalifornia në festë ndërsa kufizimet lehtësohen

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:41
Foto

Duke qenë se e gjithë bota ka qenë në masa restriktive për shkak të përhapjes së koronavirusit, për shumë njerëz jeta u kufizua në aspektin social. Por, muajt e fundit shtete të ndryshme të botës filluan me hapje.

Njësoj bëri edhe Kalifornia e cila u bë shteti i parë që vendosi t’i jap fund mbylljes totale.

Duke qenë se ky shtet pati një numër të madh të rasteve pozitive me koronavirus ajo hoqi shumicën e kufizimeve dhe filloi atë që është faturuar si “Rihapja e Madhe” e shtetit.

Që nga e marta nuk do të ketë më kufizime në distancë sociale dhe nuk do të ketë limite në kapacitetet e restauranteve, bareve, stadiumeve ose kudo tjetër.

Po ashtu, edhe bartja e maskave nuk është më e detyrueshme për njerëzit e vaksinuar, edhe pse bizneset mund të kenë akoma si obligim bartjen e tyre, raporton AP.

Në kohën e duhur për verën, Kalifornia dëshiron të dërgojë mesazhin se jeta në Golden State po i afrohet normalitetit. Edhe ekonomia është rihapur plotësisht pas 15 muajsh dhe po tenton që të kthehet në jetën para pandemisë.

Madje edhe adhuruesit e tokës së Disney mund t’i gëzohen këtij lajmi.

Disney u ka hapur dyert të gjithë turistëve pasi që nga prilli ka qenë e hapur vetëm për banorët e Kalifornisë.  Duke qenë se turizmi ishte ndër industritë më të goditura gjatë pandemisë, tani dëshiron të kompensojë kohën e humbur.

Njerëzit mund të vizitojnë bare të mbyllura dhe klube nate nga Sunset Strip në Los Angeles deri te Castro në San Francisco.

Kalifornia tani është nga vendet me nivelet më të ulëta të infeksionit në vend, nën 1% derisa, numri i personave të vaksinuar në këtë shtet është rreth 70%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat