E dhunoi të dashurën shtatzënë, një grup të rinjsh e rrahin për vdekje

Amerika

E dhunoi të dashurën shtatzënë, një grup të rinjsh e rrahin për vdekje

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:41
Fred Valdamar Ortiz

Një 41-vjeçar u ndoq dhe u rrah për vdekje nga një grup adoleshentësh pasi e dashura e tij u tha disa të rinjve se ai kishte duke ushtruar dhunë mbi të.

Viktima është Fred Valdamar Ortiz, i cili u vra të hënën e kaluar afër një dyqani në Magna, Utah, SHBA.

Sipas ngjarjes që u rindërtua nga hetuesit, një grup të rinjsh, djem dhe vajza midis 13 dhe 19 vjeç e ndoqën atë. E gjitha nisi kur ky grup fillimisht kishte vizituar shtëpinë e të dashurës së burrit për të blerë një qenush pasi gruaja ishte një mbarështuese e qenve.

Ndërsa ishin atje, ato biseduan me të dashurën e 41-vjeçarit, e cila është shtatzënë. Të rinjtë vunë re se ajo kishte syrin e nxirë. Kur u pyet se çfarë kishte ndodhur, gruaja dyshohet se rrëfeu se ishte partneri që e kishte goditur atë disa ditë më parë. Në atë moment, lindi një grindje midis grupit dhe burrit, i cili vazhdoi më pas me ndjekjen në rrugë dhe vrasjen e 41-vjeçarit, i cili ka lëzivur me një skuter ndërsa adoleshentët e ndoqën atë me makinë.

Një nga grupi dëshmoi se makina e drejtuar nga 19-vjeçarja Osyeanna Maria Martinez e goditi Ortiz-in dhe e rrëzoi. Burri vazhdoi të ikte në këmbë, por përfundimisht u arrit dhe u rrah egërsisht së pari me shkelma dhe grushte, por më pas edhe me një shtizë në momentin që ishte në tokë.

Image
Një ndër të arrestuarit për vdekjen e 41-vjeçarit

Për vrasjen, policia arrestoi tre të rinj ndërsa të tjerët janë nën hetim. Djemtë deklaruan se ata e njihnin gruan dhe donin të merrnin drejtësi vetë pa raportuar policinë pasi kishin frikë se ai mund të dëmtonte sërish partneren e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat