Policia amerikane publikon pamjet rrëqethëse, burri gjuan me armë ndaj veturës ku gjendej edhe një 11-vjeçar

Amerika

Policia amerikane publikon pamjet rrëqethëse, burri gjuan me armë ndaj veturës ku gjendej edhe një 11-vjeçar

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:28
Pamje nga video

Policia e Detroitit është vënë në kërkim të një burri i cili doli nga vetura Chrysler 300 dhe qëlloi me breshëri plumbash mbi një veturë tjetër, duke qëlluar një djalë 11-vjeç, babanë e tij por edhe një person të tretë.

Policia amerikane ka njoftuar se të shtënat ndodhën në orët e para të mëngjesit të dielës në rrugën Plymouth, në afërsi të një autostrade.

Pamjet e publikuara nga policia shfaqin një veturë të zezë, nga e cila del një burrë dhe disa sekonda më pas ndalen Chrysleri nga i cili fillojnë të shtënat.

Ai nuk hezitoi që me pushkë automatike të zbraz një breshëri plumbash mbi veturën – ku si pasojë u qëlluan 11-vjeçari, babai i tij dhe një person tjetër që me urgjencë u dërguan në spital për tretman.

Pas intervenimit të mjekëve, mediat amerikane raportojnë se gjendja shëndetësore e tyre është përmirësuar, kurse policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesit që është në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat