Harris do të vizitojë kufirin me Meksikën

Amerika

Harris do të vizitojë kufirin me Meksikën

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:00
Kamala Harris

Zëvendës Presidentja amerikane Kamala Harris do të vizitojë për herë të parëqë nga ardhja e saj në detyrë kufirin amerikan me Meksikën

Vizita në El Paso është planifikuar të zhvillohet të premten. Zonja Harris është kritikuar nga të dy anët e spektrit politik për mos shkuarjen e saj në kufirin me Meksikën pavarësisht se ajo mori rolin kryesor të administratës së Presidentit Biden për të trajtuar situatën e imigracionit në rritje.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, do ta shoqërojë zonjën Harris gjatë udhëtimit.Deri më tani, zonja Harris i ka përqendruar përpjekjet e saj në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe të jetesës në rajon.

Ndihmësit e Zëvendës Presidentes Harris kanë këmbëngulur se fokusi i saj dallon nga çështjet e sigurisë me të cilat përballen zyrtarët amerikanë të cilët po përpiqen të trajtojnë shtimin e kalimeve të kufirit.

Zonja Harris është ngarkuar nga Presidenti Joe Biden për të shqyrtuar shkaqet kryesore të migrimit nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat