Rriten rastet e virusit në Kaliforni, ndërsa varianti Delta përhapet

Amerika

Rriten rastet e virusit në Kaliforni, ndërsa varianti Delta përhapet

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Kalifornia lehtësoi masat dy javë më parë dhe që nga ajo kohë një variant i ri i koronavirusit është përhapur.

Çdo ditë në Kaliforni po rezultojnë rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19, ku shënohet një rritje prej 17 % në 14 ditët e fundit.

Por, zyrtarët e shëndetit publik ngritën shqetësimin këtë javë me variantin më të transmetueshëm Delta që përhapet tek njerëzit të cilët nuk janë vaksinuar ende, raporton Associated Press.

Guvernatori Gavin Newsom ngriti një seri kufizimesh të lidhura me pandeminë, i cili kërkonte që të vaksinohen më shumë njerëz. Të gjithë duke filluar nga mosha 12 vjeç e lart kanë të drejtë vaksinimi, ku deri më tani  59% e popullatës është vaksinuar plotësisht dhe 10% kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se zonat me norma të ulëta të vaksinimit janë veçanërisht në rrezik pasi varianti delta, i raportuar për herë të parë në Indi, ka filluar të përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Varianti  i cili përbën një të pestën e infeksioneve të reja në SHBA  u gjet në 15% të ekzemplarëve të sekuencuar në Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat