Florida, 27 të vdekur; ende 115 të pagjetur

Amerika

Florida, 27 të vdekur; ende 115 të pagjetur

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:15
Foto

Ndajeni

Shiko komentet

 Print

Tre viktima të tjera janë nxjerrë nga rrënojat në Sërfsajd duke e çuar në 27 vetë numrin e të vdekurve, ndërkohë që 115 të tjerë figurojnë ende të humbur, më shumë se dy javë pas shembjes së ndërtesës së banimit me 12 kate.

Ekipet e shpëtimit rifilluan të hënën kërkimet në rrënoja, pasi të dielën në mbrëmje ekipet e specializuara aktivizuan një seri shpërthimesh të kontrolluara për të rrëzuar një pjesë të ndërtesës që nuk ishte shembur dhe paraqiste rrezik për ata që punojnë në zonë.

Kryebashkiakja e Majamit, Daniella Levine Cava tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se “shembja shkoi pikërisht sipas planifikimit”.

Menjëherë pas shpërthimeve të dielën ekipet larguan disa nga pjesët e mëdha të strukturës së shembur, në mënyrë që të mundësohej pa vonesë puna për të nxjerrë trupat e viktimave të hënën.

Shembja e pjesës së mbetur të ndërtesës u bë e nevojshme pasi po afron stuhia tropikale Elsa e cila kërcënon të godasë pjesën jugore të Floridës ku ndodhet kompleksi i shembur.

Ngjarja tragjike në Kullës Jugore Champlain ka nxitur inspektime dhe analiza të strukturës së disa ndërtesave në zonë dhe ka rezultuar në evakuimin e një kompeksi tjetër banimi ku ekipet inxhinierike kishin diktuar probleme sigurie./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat