Ndërpritet ndeshja e bejsbollit, 3 persona të plagosur nga të shtënat me armë

Amerika

Ndërpritet ndeshja e bejsbollit, 3 persona të plagosur nga të shtënat me armë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:58
SHBA

Tre persona u qëlluan me armë zjarri jashtë “Nationals Park”, një stadium për bejsbollin profesionist në rajonin e Kolumbisë, në Uashington.

Ngjarja ndodhi teksa tifozë të shumtë po ndiqnin një ndeshje brenda kompleksit.

Policia bëri të ditur fillimisht se disa persona ishin shoqëruar në spital për të marrë mjekime për plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Ndërsa më vonë, krerët e policisë raportuan për tre të plagosur.

Ndeshja e bejsbollit mes “Washington Nationals” dhe dhe “San Diego Padres” u pezullua për shkak të të shtënave.

Menjëherë tifozët që po e ndiqnin atë vrapuan për të dalë jashtë nga kompleksi.

Në përpjekje për të qetësuar situatën, autoritetet policore deklaruan se tifozët brenda stadiumit në asnjë moment nuk kishin qenë në rrezik.

Ato shtuan se kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat