SHBA: 83 për qind e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

Amerika

SHBA: 83 për qind e rasteve të reja të infektimit janë me variantin Delta

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:25
Pamje nga një spital në Miçigan, SHBA.

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me koronavirus, lidhen me këtë variant.

Kjo rritje është konsideruar dramatike nga po të njëjtit, pasi dy javë më parë me këtë variant ishin të infektuar rreth 50 për qind e rasteve të reja.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e varianteve të koronavirusit, është që të parandalojmë përhapjen e sëmundjes, derisa vaksinimi është gjëja më e fuqishme që kemi”, ka thënë mjekja Rochelle Walensky, njëherësh drejtore e Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Varianti Delta, është mutacion i koronavirusit që përhapet më lehtë se variantet tjera.

Fillimisht është identifikuar në Indi, mirëpo tani raste me të janë regjistruar në gjithë botën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat