SHBA nuk ndryshon vendimin për maskën

Amerika

SHBA nuk ndryshon vendimin për maskën

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:38
Personat e vaksinuar nuk janë të detyruar ta mbajnë në ambiente publike

Megjithëse varianti Delta i koronavirusit ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk e kanë rishikuar udhëzimin e tyre për mbajtjen e maskave.

Në muajin Maj qeveria lehëtsoi masat duke bërë të mundur që personat plotësisht të vaksinuar të mos kenë nevojë të mbajnë maskat ​​në shumicën e hapësirave publike.

Zyrtarët e administratës amerikane kanë diskutuar për ndryshimet e udhëzimeve  për mbajtjen e saj në përgjigje të shpërthimeve të shkaktuara nga varianti Delta.

Presidenti Joe Biden është shprehur se ekspertët po studiojnë çdo ndryshim të nevojshëm.

Më herët Presidenti amerikan tha se ka të ngjarë që fëmijët e pavaksinuar do të detyrohen të  mbajnë maska ​​në shkollë për vitin e ardhshëm shkollor. Disa spitale në Shtetet e Bashkuara po arrijnë kufijtë e tyre të kapacitetit ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten. Varianti Delta, i cili u zbulua  për herë të parë në Indi, tani përbën më shumë se 80% të rasteve të reja në të gjithë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat