Vdes vrasësi serik në moshën 77-vjeçare

Amerika

Vdes vrasësi serik në moshën 77-vjeçare

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:23
Rodney Alcala

Ka vdekur një person në Kaliforni i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajzë 12-vjeçareje dhe katër grave të tjera.

Vrasësi serik i quajtur Rodney Alcala, ka vdekur në moshën 77-vjeçare në një spital afër burgut në Kaliforni, në orët e hershme të së shtunës.

Alcala i cili ishte i njohur si “Vrasës i takimeve”, ishte dënuar për disa ekzekutime në vitin 2010. Përveç vrasjeve që kishte kryer në Kaliforni, ai ishte shpallur fajtor edhe për vrasjen e dy grave në New York.

Ndaj tij ishte shpallur dënimi me burg të përjetshëm në vitin 1980 për kidnapim dhe vrasje të 12-vjeçares, Robin Samsoes në Los Anxhelos. Rasti i tij ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Qarkut e Kalifornisë.

Për vdekjen e tij ndërkohë nuk janë dhënë detaje ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat