Mbi 560 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Amerika

Mbi 560 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 06:27
Ilustrim

Ka shkuar në mbi 560 mijë numri i personave që kanë humbur jetën në Brazil nga Covid-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Brazil u egjistruan 40.054 raste të reja duke e çuar në 20.066.587 numrin total të të infektuarve, ndërsa raportohet për 1099 vdekjde gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 560.706 numrin e personave që kanë humbur jetën.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 18.840.232. Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve. Qendra e tregtisë së Brazilit, rajoni Sao Paulo me 4.094.211 raste dhe 140.135 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.

Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot në vend mbi 146 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës për COVID-19. Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti Jair Bolsonaro.

Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj COVID-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat