Donald Trump kërkon dorëheqjen e Joe Biden si president

Amerika

Donald Trump kërkon dorëheqjen e Joe Biden si president

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 12:43
Donald Trump dhe Joe Biden

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje për dorëheqje presidentit Joe Biden, pasi talebanët morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Në një deklaratë me shkrim Trump u shpreh se "Ka ardhur koha që Joe Biden të japë dorëheqje me turp sepse lejoi të përjetohen ato që po ndodhin në Afganistan".

"Kjo nuk duhet të jetë një gjë e rëndësishme. Sepse nuk u zgjodh në mënyrë legjitime", theksoi Trump, lidhur me thirrjen e tij për dorëheqje ndaj Biden, duke kritikuar presidentin amerikan gjithashtu edhe në çështjet e rritjes së rasteve me COVID-19 në vend, migracionin e brendshëm, ekonominë dhe për energjinë.

Ndërsa në një njoftimin tjetër që publikoi përpara thirrjes për dorëheqje, ish-presidenti amerikan deklaroi se "Ajo që ka bërë Joe Biden në Afganistan është legjendë. Do të regjistrohet si një prej humbjeve më të mëdha në historinë e Amerikës".

Në kuadrin e marrëveshjes së paqes të arritur në shkurt 2020 mes SHBA-së dhe talebanëve, u firmos nga vetë Trump, këtë vit filloi procesi i tërheqjes së forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Kur Biden mori pushtetin në fillim të këtij viti, ai e shtyu afatin për tërheqjen dhe nuk vendosi kushte për të. Trump ka kritikuar vazhdimisht Biden për këtë veprim, duke thënë se do të kishte qenë "një tërheqje shumë më ndryshe dhe shumë më e suksesshme" nëse ai do të ishte ende president.

Teksa marrëveshja parashikon që forcat e huaja të mos sulmohen, ajo nuk parashikon ndonjë dispozitë në lidhje me veprimet e talebanëve ndaj forcave afgane të sigurisë.

Talebanët të cilët vazhdojnë negociatat në Doha me qeverinë afgane, me sulme të ashpra të ndërmarra në mënyrë të njëkohshme që nga qershori dominuan me shpejtësi shumë rajone dhe qendra provinciale në muajin e fundit.

Po ashtu talebanët rrethuan kryeqytetin Kabul dhe teksa filluan të marrin nën kontroll lagjet periferike ata bënë thirrje për të marrë në dorëzim në mënyrë paqësore qeverinë dhe kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat