Mbi 575 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil

Amerika

Mbi 575 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 06:28
Foto

Ka shkuar mbi 575 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Brazil, i cili renditet i dytë në botë pas SHBA-së për numrin e viktimave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me 894 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit bilanci i viktimave në Brazil ka arritur në 575.742.

Numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 20.614.866, me 30.872 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ndërkohë numri i të shëruarve në vend është rritur në 19.530.843.

Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh zë vendin i tretë për sa i përket numrit të rasteve. Qendra e tregtisë së Brazilit rajoni Sao Paulo me 4.222.902 raste dhe 144.510 vdekje nga COVID-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat