U akuzua se vendosi kamerë në banjë për të filmuar djemtë e zhveshur, gjykatësi vret veten para arrestimit

Amerika

U akuzua se vendosi kamerë në banjë për të filmuar djemtë e zhveshur, gjykatësi vret veten para arrestimit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 19:40
Jonathan Newell

Një gjykatës amerikan kreu vetëvrasje pak çaste para se të arrestohej nën dyshimet për vendosjen e një kamere të fshehur në banjën e vet për të siguruar pamje të djemve të zhveshur.

Jonathan Newell, 50 vjeç, ishte i pezulluar nga korriku nga posti i gjykatësit të qarkut në distriktin Caroline, në Maryland, për shkak të dyshimeve kundër tij,

Kur agjentët e FBI arritën në shtëpinë e tij në Henderson, Maryland, të premten në mëngjes (10 shtator) për ta arrestuar atë e gjetën të plagosur me armë zjarri.

Zyra e Prokurorit të SHBA në Maryland konfirmoi se gjyqtari nuk i mbijetoi plagës dhe ndërroi jetë.

Fqinja e gjykatësit, Kimberly Keith, shkroi në Facebook se agjentët e FBI-së ishin vendosur afër shtëpisë së tij, duke i bërë thirrje me autoparlant që të dilte jashtë. Ajo tha se në një moment u dëgjuan të shtëna dhe se në vendin e ngjarjes shkoi një auto-ambulancë.

Në ankesën ligjore thuhet se policia ishte njoftuar në korrik nga një i mitur për rastin. I mituri kishte thënë se ka gjetur një kamerë në banjën e kabinës së gjykatësit.

Njëri nga djemtë u tha hetuesve se po zhvishej në banjë kur pa që kamera ishte ndezur dhe ishte vendosur përballë dushit në një cep të dhomës.

Djemtë raportuan incidentin tek prindërit e tyre, të cilët kontaktuan forcat e rendit, thuhet në ankesë.

Zoti Newell mohoi të kishte dijeni për kamerën dhe tha se persona të tjerë kishin përdorur kabinën një ditë më parë.

Por kur u intervistua, Newell thuhet se përtypi dhe gëlltiti një kartë memorie të kamerës, dhe një skanim CT, sipas ankesës.

Kur autoritetet kryen kontrolle në kabinën, shtëpinë dhe zyrën e zotit Newell, ata konfiskuan pajisje të shumta dixhitale, përfshirë një hard disk që ata pretendonin se përmbante video të shumta të të rinjve që bënin dush, që datojnë në shtator 2014, shkruan Independent.

Newell, u emërua si gjyqtar nga Guvernatori i Maryland Larry Hogan në 2016, dhe filloi një mandat 15-vjeçar në 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat