“Do t’ju vijmë edhe në shtëpi për t’ju vaksinuar”, shteti që ka nisur fushatë të vaksinimit “derë më derë”

Amerika

“Do t’ju vijmë edhe në shtëpi për t’ju vaksinuar”, shteti që ka nisur fushatë të vaksinimit “derë më derë”

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 08:01
Peru

Shteti i Perusë ka nisur fushatën e vaksinimit “derë më derë” për të shmangur valën e tretë të vaksinimit.

Pasi siguroi tre milionë doza të vaksinës kineze Sinofarm, presidenti peruan u ka dërguar porosi shtetasve të vet se do t’u shkojë në shtëpi për t’i vaksinuar.

“Do të shkojmë në lagje, shkolla, parqe, salla sportive, dyqane e deri në stadiume. Do t’ju vijmë edhe në shtëpi për t’ju vaksinuar”, ka thënë presidenti i Perusë, Pedro Castillo.

Ai planifikon që 50 për qind e popullsisë të jetë e vaksinuar deri në fund të shtatorit. Peruja ka nisur vaksinimin në muajin shkurt. Deri më tani janë shpërndarë 20 milionë doza. Rreth 9 milionë banorë janë vaksinuar plotësisht, që përbëjnë 31 për qind të krejt popullsisë.

Peruja ka mesataren më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat