A do e lejojë ShBA-ja hyrjen atyre që kanë marrë AstraZeneca?

Amerika

A do e lejojë ShBA-ja hyrjen atyre që kanë marrë AstraZeneca?

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Eksperti amerikan për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci, ka thënë se ende nuk është marrë vendim nëse Shtetet e Bashkuara do t’ua lejojnë hyrjen atyre që vijnë nga BE-ja e Britania e që e kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZeneca.

Fauci ka thënë se ende duket të analizohet çështja nëse ShBA-ja do të pranojë udhëtarë nga BE-ja e Britania që e kanë marrë vaksinën e kompanisë Astrazeneca dhe se vaksinimi i popullsisë globale është jetik për zvogëlimin e ndikimit të koronavirusit.

Këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë i tha Radios BBC se vendimi përfundimtar për ata që e kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s u përket Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, por ai nuk beson se ka ndonjë arsye për të besuar se këta persona duhet të përgatiten për t’u përballur me ndonjë problem.

Fauci shtoi se fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për shkak të rrethanave të posaçme do të përjashtohen nga kërkesa për vaksinim të plotë, shkruan The Guardian.

Ai tha se beson që shtetet e zhvilluara mund ta japin dozën e tretë dhe të dërgojnë vaksina në pjesën tjetër të botës në të njëjtën kohë, pa pasur nevojë që ta zgjedhin vetëm njërin nga këta hapa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat