FBI-ja lëshon fletarrestim për të dashurin e vajzës që u gjet e vdekur

Amerika

FBI-ja lëshon fletarrestim për të dashurin e vajzës që u gjet e vdekur

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 08:50
Brian Laundrie, Gabby Petito

Byroja Federale e Hetimeve në ShBA, FBI, ka lëshuar fletarrestim për të dashurin e vajzës që u gjet e vdekur, Gabby Petito.

Në akuzë thuhet se Brian Laundrie ka përdorur një kartelë bankare për llogaritë që nuk ishin të tijat më 30 gusht dhe 1 shtator, shkruan BBC.

Trupi i Petitos u gjet të dielën në një park që çifti e kishte vizituar. Laundrie tash për tash është i zhdukur. Familja e tij thotë se për herë të fundit e ka parë më 14 shtator.

Çifti ishte duke udhëtuar nëpër vende të ndryshme për disa javë para se i dashuri i vajzës që u gjet e vdekur të kthehej i vetëm në shtëpinë e tij në Florida më 1 shtator. Ai nuk i kontaktoi familjen e të dashurës apo policinë për kthimin e tij

Familja e vajzës e raportoi atë të zhdukur dhjetë ditë më vonë. Të dielën, trupi i saj u gjet në parkun kombëtar “Grant Teton” në Wyoming. Një ekspert i forenzikës tha se vdekja e saj ka qenë vrasje.

Familja e burrit e raportoi atë të zhdukur në fundjavë. Familjarët thonë se ai doli për ngjitje në male dhe nuk u kthye më.

Hetuesit e kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe janë parë duke marrë me vete kuti të mbushura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat