Tre të vdekur pasi treni del nga binarët në SHBA

Amerika

Tre të vdekur pasi treni del nga binarët në SHBA

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:21
Një tren i shpejt kalon në një hekurudhë. Fotografi ilustruese.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar kur një tren doli nga binarët në shtetin amerikan të Montanës.

Ky incident ndodhi pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit po udhëtonin me trenin që doli nga binarët.

Disa persona janë lënduar, por ende është i paqartë numri i saktë i të lënduarve.

Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Sietëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga binarët.

Ende është i paqartë shkaku i këtij incidenti./REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat