17 misionarë amerikanë rrëmbehen në Haiti

Amerika

17 misionarë amerikanë rrëmbehen në Haiti

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:05
Haiti

Raportohet se 17 misionarë të krishterë amerikanë dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga anëtarët e bandës në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.

Rrëmbimi ndodhi kur misionarët po dilnin nga një jetimore, raporton New York Times.

Grupi po mbahet nga banda e armatosur.

Qeveria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi incidentin.

Bandat e armatosura kanë kontrolluar zonat më të varfra të kryeqytetit të Haitit prej vitesh. Kohët e fundit ata kanë zgjeruar kontrollin e tyre në pjesë të tjera të Port-au-Prince dhe zonat e tij periferike, gjë që ka çuar në një rritje të madhe të rrëmbimeve.

Më shumë se 600 rrëmbime u regjistruan në tre tremujorët e parë të vitit 2021, krahasuar me 231 gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas Qendrës për Analizë dhe Hulumtime në të Drejtat e Njeriut, një grup i shoqërisë civile me qendër në Port-au-Prince.

Rrëmbimi është përhapur në Haiti - vendi më i varfër në Amerikë - pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise në korrik dhe një tërmeti në gusht që vrau më shumë se 2 mijë njerëz.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat