Bashkëshorti dhe e dashura e tij e re vrasin mësuesen amrikane

Amerika

Bashkëshorti dhe e dashura e tij e re vrasin mësuesen amrikane

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:50
Michael Cammarata, dhe e dashura e tij Ayisha Egea

Një bashkëshort dhe e dashura e tij janë shpallur fajtorë në SHBA për vrasjen e një mësueseje dhe fshehjen e mbetjeve të djegura të trupit të saj në një magazinë në Staten Island të Nju Jorkut.

Prokurorët thanë se 44-vjeçari Michael Cammarata, dhe e dashura e tij Ayisha Egea (43), akuzohen për vrasje të shkallës së dytë, vrasje nga pakujdesia të shkallës së parë, fshehje të kufomës njerëzore, prishje të provave dhe vënie në rrezik të mirëqenies së një fëmije.

Ata ishin deklaruar të pafajshëm ndaj akuzave, por Cammarata u shpall fajtor nga Gjykata e lartë supreme në Nju Jork, raporton NBC.

Egea do të gjykohet në një datë të mëvonshme. Në mars 2019 Cammarata dhe Egea vranë 37-vjeçaren nënë e tre fëmijëve Jeanine Cammarata në një akt dhune shtëpiake pas përndjekjes dhe kërcënimeve të bashkëshortit.

48 orë më herët Jeanine i kishte dhënë Cammarata dokumentet e divorcit. Megjithëse çifti kishin dy fëmijë, në kohën e ndarjes ajo dhe bashkëshorti jetonin jetë të ndara.

Cammarata shoqërohej me Egea, e cila ishte gjashtë muajsh shtatzënë kur e ndihmoi të dashurin për vrasjen. Edhe Jeanine kishte një të dashur, i cili ka mbetur anonim prej autoriteteve, por gruaja raportohej e trembur nga përndjekja e bashkëshortit.

I dashuri i Jeanine ishte personi i fundit që e pa atë të gjallë, kur e la në shtëpinë e saj të shtunën e 30 marsit 2019. Ai gjithashtu e raportoi atë të humbur në polici, kur gruaja nuk u paraqit në punë si mësuese në shkollën fillore PS 29 në Castleton Corner, shkruan Daily Mail.

Më 2 prill Cammarata u mor në pyetje nga policia për zhdukjen e Jeanine. Ai i tha policisë se e kishte goditur në fytyrë pasi kishin bërë seks të shtunën, si dhe të dhëna të tjera të cilat i ndryshoi në një version tjetër kur pretendimet e tij nuk përputheshin me faktet.

Cammarata pretendoi më pas se mes tyre kishte shpërthyer një debat dhe e kishte shtyrë Jeanine pasi e kishte goditur disa herë, thuhet në dokumentet e gjyqit.

Ata që e njihnin Jeanine thonin se ishte e tmerruar nga i shoqi, ndërsa sjelljen e tij e përshkruanin si abuzive.

Jose Perez, pronari i shtëpisë ku gruaja banonte tha se Jeanine ishte e shqetësuar për sigurinë e saj pasi Michael e përndiqte dhe e ndiqte me makinë. “Ajo gjithmonë më shkruante për të më treguar ku ishte apo nëse i ndodhte gjë. Herën e fundit nuk e bëri”, tha në dëshmi Perez.

Ai shtoi se Jeanine ishte e vendosur të fitonte kujdestarinë e dy fëmijëve që kishte me Michael. Ajo kishte gjithashtu një djalë 11-vjeçar nga një martesë e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat