SHBA, rezervat e gjakut në nivelin më të ulët në gjashtë vite

Amerika

SHBA, rezervat e gjakut në nivelin më të ulët në gjashtë vite

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 23:34
J.J. Putz

Kryqi i Kuq Amerikan thotë se po përballet me mungesë gjaku si rezultat i rënies së dhurimeve nga individët. Zyrtarët thonë se rezervat për disa grupe të ndryshme gjaku janë më të pakta sesa nevojat për një ditë të vetme.

Kjo është një qendër e Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut në kryeqytetin Uashington.Ky dhurues gjaku u paraqit menjëherë pas punës.

“Mamaja ime është infermiere dhe dhuron gjak rregullisht, ajo flet shpesh për këtë. Bëra disa hulumtime në internet dhe sot vendosa të dhuroja gjak”, thotë Andy, dhurues gjaku.

Shaun Brennan ka mbi tre dekada që dhuron gjak për Kryqin e Kuq Amerikan në qytetin Memfis të shtetit Tenesi.

“Tradita filloi në vitet 90 kur po dilja për drekë me një koleg pune. Ai më tregoi se do të dhuronte gjak, diçka që unë nuk e kisha bërë kurrë. Një javë më pas fillova të dhuroj gjak. Deri tani kam dhuruar 500 herë gjak.”

Pavarësisht donacioneve të rregullta nga mijëra amerikanë, mungojnë rezervat për disa lloje grupesh gjaku.Sipas Kryqit të Kuq, numri i dhuruesve të gjakut në Shtetet e Bashkuara u ul me 10% në muajin gusht.Dr. Baia Lasky është drejtoreshë mjekësore e Kryqit të Kuq Amerikan.

“Kemi rezervat më të ulëta të gjakut për këtë periudhë të vitit që nga viti 2015. Për grupe të caktuara gjaku, kemi rezerva më të ulta se nevojat për një ditë. Në kushte ideale, duhet të kemi rezerva për pesë ditë.”

Zyrtarët e Kryqit të Kuq thonë se dhuruesit e gjakut kanë qënë më të paktë që nga heqja e kufizimeve të pandemisë, ndërsa njerëzit janë përqendruar më shumë tek gjëra të tjera pas qëndrimit shumë të gjatë në shtëpi.

Por shtimi i rasteve me variantin Delta ka sjellë sfida të reja në përpjekjet për grumbullim gjaku. Po ashtu edhe kufizimet e reja dhe frika.

“Fushatat për dhurim gjaku i zhvillojmë në shkolla të mesme, kolegje, ndeshje sportive dhe biznese. Por gjërat kanë ndryshuar si rezultat ikufizimeve”, thotë Dr. Lasky.

Kryqi i Kuq u shërben rreth 40% të spitaleve amerikane. Çfarë nënkuton se çdo mungesë është problem kombëtar.Veronica Moore është me organizatën jofitimprurëse Carter BloodCare.

“Gjatë 13 viteve këtu, detyra ime ka qënë bashkëpunimi me spitalet dhe plotësimi i nevojave të pacientëve. Situata kurrë nuk ka qënë kaq keq.”

Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera rajonale po u bëjnë thirrje njerëzve që të dhurojnë gjak. Jodi Sheedy është me Kryqin e Kuq Amerikan.

“Procesi i dhurimit të gjakut është i thjeshtë dhe nuk merr më shumë se dhjetë minuta.”

Kryqi i Kuq thotë se po inkurajon njerëzit që të dhurojnë gjak ndërsa vendi përshtatet me situatën e re. Organizata thotë se po vazhdon përpjekjet për të përmbushur kërkesat e spitaleve për gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat