Mbi 728 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Mbi 728 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:21
SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 728 mijë e 313, prej të cilëve 2 mijë e 46 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 45,14 milionë, me 88 mijë e 298 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,83 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 219,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 189,4 milionë dozën e dytë dhe 10,9 milionë kanë marrë tri doza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat