New York/ Kryetari i bashkisë kërkon vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit

Amerika

New York/ Kryetari i bashkisë kërkon vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 08:08
Bill de Blasio

Kryetari i bashkisë së qytetit të New Yorkut, Bill de Blasio njoftoi të mërkurën një urdhër për vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit.

Urdhri kërkon që punonjësit, përfshirë policët dhe zjarrfikësit, të kenë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19 deri më 29 tetor, përndryshe do të vendosen në pushim të papaguar nga puna.

Zyra e kryetarit të bashkisë tha se urdhri vlen për rreth 160,500 punonjës, dhe se 71% e tyre kanë marrë tashmë një dozë vaksine COVID-19.

“Nuk ka asnjë privilegj më të madh se sa t’u shërbesh qytetarëve të Nju Jorkut, dhe ky privilegj vjen me një përgjegjësi për të mbajtur veten dhe komunitetin të sigurt,” tha kryetari de Blasio në një deklaratë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat