Alpinisti i humbur në malin amerikan injoroi telefonatat nga ekipi i shpëtimit, pasi ai nuk e njohu numrin

Amerika

Alpinisti i humbur në malin amerikan injoroi telefonatat nga ekipi i shpëtimit, pasi ai nuk e njohu numrin

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Një burrë që humbi për 24 orë deri po ecte në malin më të lartë të Kolorados, në SHBA, injoroi thirrjet e përsëritura telefonike nga ekipet e shpëtimit sepse ato vinin nga një numër i panjohur, thonë autoritetet.

Sipas The Guardian, alpinisti u raportua i zhdukur rreth orës 20:00 më 18 tetor, pasi nuk u kthye në pikën ku po qëndronte, thanë shërbimet e kërkim-shpëtimit të qarkut Lake.

Përpjekjet e përsëritur për të kontaktuar burrin përmes telefonatave, teksteve dhe mesazheve me zë u injoruan, sipas një deklarate të lëshuar nga agjencia.

Pesë anëtarë të ekipit të shpëtimit u mobilizuan rreth orës 22:00 për të kërkuar “zona me probabilitet të lartë” nga mali Elbert, por u kthyen rreth orës 3 të mëngjesit pasi nuk arritën ta gjenin alpinistin e zhdukur.

Një ekip i dytë u nis në orën 7 të mëngjesit, të ditës tjetër për të kërkuar zonat ku alpinistët “zakonisht humbasin gjurmët” vetëm për të zbuluar se burri ishte kthyer në vendin e tij të akomodimit rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Alpinisti u tha autoriteteve se kishte humbur rrugën rreth natës dhe “u hodh nëpër shtigje të ndryshme duke u përpjekur të gjente shtegun e duhur” përpara se të arrinte më në fund makinën e tij të nesërmen në mëngjes, rreth 24 orë pasi ishte nisur për shëtitje.

Ekipi i kërkimit tha se burri “nuk ia kishte idenë” se dikush po e kërkonte, sipas deklaratës së alpinistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat