SHBA dritë jeshile: Lejohet hyrja e shtetasve të huaj përmes transportit ajror

Amerika

SHBA dritë jeshile: Lejohet hyrja e shtetasve të huaj përmes transportit ajror

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Rregullat e ngurta të udhëtimit që autoritetet amerikane vendosën për shkak të pandemisë do të ndryshojnë. 

Shtetet e Bashkuara do të lejojnë së shpejti hyrjen e shtetasve të huaj përmes transportit ajror e vlefshme kjo për personat që janë plotësisht të vaksinuar, ose atyre që paraqesin një test negativ për COVID-19 të bërë brenda 24 orëve para udhëtimit. Zyrtarë të administratës Biden sqaruan se këto rregulla do të hyjnë në fuqi në 8 nëntor dhe do të lejohen “vetëm përjashtime të kufizuara”.

Nga sa pohoi zëdhënësi Departamentit të Shtetit, Ned Price, një politikë e tillë “vendos shëndetin publik në plan të parë” dhe mbron si qytetarët dhe banorët e Shteteve të Bashkuara, ashtu edhe vizitorët.

Përjashtimet nga rregulli për vaksinat janë jashtëzakonisht të pakta, kryesisht për fëmijët nën 18 vjeç dhe disa individë nga vende që kanë rezerva shumë të vogla vaksinash, thotë Voa.

Ata do të duhet të tregojnë testin negativ të kryer brenda 24 orësh. Gjithashtu, individët që lejohen të hyjnë pa bërë vaksinën, duhet të pranojnë ta bëjnë atë në SHBA, nëse kanë në plan të qëndrojnë për më shumë se 60 ditë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat