Infektohet me Covid-19 sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Infektohet me Covid-19 sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 19:41
Jen Psaki

Jen Psaki anuloi udhëtimin për në Europë me Presidentin Biden

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka rezultuar pozitive me Covid-19. Psaki, e cila është plotësisht e vaksinuar, tha se po kalon vetëm simptoma të lehta.

Psaki, e cila po punon nga shtëpia, planifikon të kthehet në punë pas karantines dhe një testi të shpejtë negativ, masë e cila është kërkuar nga Shtëpia e Bardhë.

Psaki pritej të largohej nga Uashingtoni me Presidentin Joe Biden për udhëtimin e tij njëjavor në Itali dhe Skoci , por e anuloi pasi mësoi se anëtarët e familjes së saj kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.

Psaki tha në një deklaratë se hera e fundit që ajo takoi Presidentin Biden ishte të martën, kur ata respektuan distancën sociale dhe mbajtën maska.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden, i cili testohet shpesh, rezultoi negativ për herë të fundit të shtunën.

Biden mori dozën e tij përforcuese COVID-19 më 27 Shtator, menjëherë pasi autoritet shëndetësore miratuan dozën e tretë për qytetarët amerikanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat