Shkon mbi 770 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 770 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 06:24
Ilustrim

Ka shkuar mbi 770 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 992 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 770 mijë e 695.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,66 milionë, me 129.131 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.694 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 229 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 195,9 milionë dozën e dytë dhe mbi 33 milionë kanë marrë 3 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat