Momenti kur vetura futet në sheshin ku nisi festa e Krishtlindjeve në Amerikë

Amerika

Momenti kur vetura futet në sheshin ku nisi festa e Krishtlindjeve në Amerikë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 08:47
Pamje nga video

Pesë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një ngjarje të rëndë që ndodhi mbrëmë në Wisdonsin të Amerikës.

Një automjet me shpejtësi të madhe ishte futur në qendrën ku zhvillohet parada tradicionale e cila hap festat e Krishtlindjeve në Waukesha, një qytet me mbi 60 mijë banorë rreth 30 kilometra në perëndim të Milwaukee-s.

E nga kjo ngjarje trishtuese tashmë janë publikuar edhe pamje të rënda, ku shihen njerëzit të cilët tentojnë të ikin pasi vetura futet në mesin e tyre.

Por një video-incizim tregon saktësisht momentin kur kjo makinë hyri dhe goditi njerëzit të cilët po qëndronin në njërën prej pjesëve të këtij qyteti.

Makina e tipit “SUV” shihet se si futet me shpejtësi të madhe në mes njerëzve, ku në mesin e tyre pati edhe shumë fëmijë.

Poashtu shefi i policisë lokale, Dan Thompson, konfirmoi se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë, ndërsa autoritetet nuk mendojnë se ngjarja ka lidhje me ndonjë akt terrorizmi, por thuhet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke u larguar nga një tjetër skenë krimi në një zonë tjetër.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas orës 17:00 me orën lokale.

Lidhur me këtë rast, Policia ka arrestuar një person të dyshimtë i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Shtëpia e Bardhë “po monitoron nga afër situatën në Wukesha” dhe shprehu solidaritetin “për të gjithë ata që janë prekur nga ky aksident i tmerrshëm”, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë për udhëheqësit shtetërorë dhe lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat