Shkon mbi 775 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 775 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 06:49
Ilustrim

Ka shkuar mbi 775 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 533 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 755 mijë e 397.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në rreth 48,1 milionë, me 107.838 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,05 milionë raste të konfirmuara dhe 74.093 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 231 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 196 milionë dozën e dytë dhe mbi 37 milionë kanë marrë tri doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat