Omicron i shfaqur në 5 shtete amerikane

Amerika

Omicron i shfaqur në 5 shtete amerikane

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 07:32
Omicron

Ka shkuar në 5 numri i shteteve amerikane të cilat kanë raportuar rastet e para të infektimit me variantin e ri Covid Omicron.

Nju Jorku  është shteti i radhës që ka konfirmuar 5 raste të reja me variantin Omicron. Ndërkaq vendet e tjera që kanë konfirmuar të infektuar me Covid janë Kalifornia, Kolorado dhe Minesota  të cilët kanë raportuar rastet e para me Covid.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hotsul tha në një konferencë shtypi se një nga rastet e shtetit përfshinte një grua 67-vjeçare në Long Island me simptoma të lehta të dhimbjes së kokës dhe kollës, e cila ishte kthyer së fundmi nga Afrika e Jugut.

Ajo rezultoi negative në kthimin e saj më 25 nëntor, por doli pozitive për koronavirus të martën dhe rezultatet e saj u dërguan në një laborator për testime të mëtejshme.

Pacienti nga Minesota është rasti i parë i njohur i transmetimit të variantit “Omicron” në SHBA brenda komunitetit. Ky është një burrë plotësisht i vaksinuar, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Nju Jork dhe kishte marrë pjesë në një konferencë.

Hawaii të enjten konfirmoi gjithashtu një rast të shpërthimit në komunitet. Personi i infektuar, i cili nuk kishte histori udhëtimi, kishte pasur më parë COVID-19, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat