Parkimi i gabuar në Nju Jork i kushton shtrenjtë shoferit, zjarrfikësit kalojnë një zorrë përmes makinës

Amerika

Parkimi i gabuar në Nju Jork i kushton shtrenjtë shoferit, zjarrfikësit kalojnë një zorrë përmes makinës

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:13
Parkimi i gabuar në Nju Jork i kushton shtrenjtë shoferit

Parkimi i gabuar në Nju Jork do t'i kushtojë shtrenjtë një shoferi BMW.

BMW Seria 5 ishte parkuar në mënyrë të parregullt pranë një hidranti në Bronx në qytetin e Nju Jorkut dhe pengoi zjarrfikësit të ndërhynin dhe të shuanin zjarrin matanë rrugës. 

Por ata ia dolën me shpejtësi dhe thyen xhamat e makinës, nxorrën zorrën e zjarrit dhe e lidhën me hidrantin, më pas bënë punën e tyre dhe shuan zjarrin që kishte rënë në anën e kundërt të rrugës.

Makina qëndroi në të njëjtin vend për katër ditë.

Kjo nuk është hera e parë që zjarrfikësit detyrohen të bëjnë lëvizje të tilla për shkak të makinave të parkuara në mënyrë jo të duhur.

Pronari i BMW më vonë u ankua në media.

“Më kanë prishur makinën, do më kushtojë shumë, jam i stresuar, nuk u desh ta bënin”, tha pronari.

Mediat shkruajnë se ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë për parkim të paligjshëm prej 180 dollarësh, krahas shpenzimeve për riparimin e makinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat