Masakra në Michigan, arrestohen prindërit e autorit 15 vjeçar

Amerika

Masakra në Michigan, arrestohen prindërit e autorit 15 vjeçar

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 14:37
James and Jennifer Crumbley

Policia amerikane ka arrestuar prindërit e 15 vjeçarit autor të masakrës në shkollën e mesme të Detroit ku 4 nxënës mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Prindërit akuzohen për vrasje pa dashje pasi ishin ata që i blenë armën djalit të tyre si dhuratë për Krishtlindje.

Lajmi u konfirmua për CNN nga zëdhënësi i policisë së qytetit amerikan. James and Jennifer Crumbley u zhdukën pak orë para se të akuzoheshin dhe ata për vrasje, si pasojë e neglizhencës së treguar.

Në 26 nëntor Itan ishte me prindërit e tij kur blenë armën dhe postoi fotografi në rrjete sociale duke shkruar: “Sot mora këtë gjënë e bukur”.

Në fundjavën e falënderimeve, nëna e tij shkruante në rrjetet sociale se ajo dhe djali i saj po provonin dhuratën e re të Krishtlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat