Edhe ky shtet do të kërkojë dëshmi vaksinimi për vizitorët e huaj

Amerika

Edhe ky shtet do të kërkojë dëshmi vaksinimi për vizitorët e huaj

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 08:19
Gjykatësi tha se do të ishte e pamundur të kontrolloheshin të gjithë vizitorët dhe të parandalohej përhapja e variantit të ri Omicron

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë në Brazil ka vendosur që vizitorët e huaj do t'u duhet të sigurojnë një certifikatë vaksinimi COVID-19 për të hyrë në vend.

Vendimi zhvleftëson rregulloret e lëshuara më parë nga agjencia kombëtare e shëndetësisë që kërkonin vetëm një test negativ PCR për të ardhurit e huaj.

Gjykatësi tha se do të ishte e pamundur të kontrolloheshin të gjithë vizitorët dhe të parandalohej përhapja e variantit të ri Omicron.

Masat e buta e kishin bërë vendin të popullarizuar në mesin e turistëve të pavaksinuar.

Ndërkohë vendimi i gjykatës shihet si një tjetër humbje për presidentin Jair Bolsonaro, i cili ka minuar vazhdimisht përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e virusit në një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia.

Presidenti, i cili thotë se nuk është vaksinuar, kishte refuzuar kërkesat e agjencisë shëndetësore Anvisa për të kërkuar dëshmi vaksinimi nga vizitorët.

Ndërkaq, gjykatësi Luís Roberto Barroso ka thënë se do të bëhen përjashtime për ata që vijnë nga vende që nuk kanë qenë në gjendje të vaksinojnë shumicën e popullsisë së tyre. Ata do të duhet të karantinohen pas mbërritjes për pesë ditë.

Nuk është ende e qartë se kur do të futen në fuqi kërkesat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat