Në Brazil, tash e tutje vetëm me dëshmi të vaksinimit

Amerika

Në Brazil, tash e tutje vetëm me dëshmi të vaksinimit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:24
Ilustrim

Gjykata Supreme në Brazil, vendosi më 12 dhjetor që vizitorët e huaj të cilët vijnë në vend do të duhej të dëshmojnë se janë të vaksinuar kundër koronavirusit, në mënyrë që të lejohen brenda.

Vendimi i ri, shfuqizon rregulloren paraprake të caktuar nga Agjencia shtetërore e Shëndetësisë me ç’rast për të gjithë të huajt që donin të hynin në Brazil kërkohej vetëm testi PCR negativ.

Pos sipas një gjykatësi të Gjykatës Supreme, vetëm me test do të ishte e pamundur që të kontrollohen të gjithë vizitorët dhe të parandalohej përhapja e koronavirusit, sidomos variantit të ri, Omicron.

Masat shumë të lehta kundër pandemisë që vlenin deri tash në Brazil, e bënë atë destinacion të popullarizuar në mesin e turistëve.

Ndërkaq vendimi i gjykatës, konsiderohet si tjetër humbje për presidentin, Jair Bolsonaro i cili vazhdimisht kritikoi secilën përpjekje për kontrollimin e përhapjes së pandemisë në vend, ndonëse Brazili ishte njëri prej shteteve më të prekura nga COVID-19.

Bolsonaro, i cili thotë se nuk është vaksinuar, refuzoi kërkesën e Agjencisë shtetërore të Shëndetësisë (ANVISA) për të kërkuar nga turistët dëshminë për vaksinim.

Pos, sipas gjykatësit, Roberto Barroso, dëshmia për vaksinim do të kërkohet sidomos nga turistët që vijnë nga shtetet me përqindje të vogël të popullsisë së vaksinuar. Ata do të duhej të karantinoren për së paku pesë ditë, me të hyrë në Brazil.

Mbetet e paqartë se kur do të hyjë në fuqi vendimi i ri.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Brazil janë raportuar 22 milionë të infektuar nga koronavirusi dhe 616,000 vdekje. Rreth 65 për qind e popullsisë, tashmë është e vaksinuar plotësisht.

Sa i përket variantit Omicron, në Brazil deri më tani janë raportuar katër raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat