Shkon mbi 805 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 805 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

Ka shkuar mbi 805 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 171 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 805 mijë e 823.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 50,7 milionë, me 193.296 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,19 milionë raste të konfirmuara dhe 75.679 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 240 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 203 milionë dozën e dytë dhe mbi 58 milionë kanë marrë tre doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat