Alaska shënon rekord të temperaturës për muajin dhjetor

Amerika

Alaska shënon rekord të temperaturës për muajin dhjetor

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një valë e ngrohtë e pazakontë në Alaska të ShBA-së ka sjellë temperatura mbi 15 gradë dhe reshje shiu në një periudhë të vitit që zakonisht shoqërohet me borë e të ftohtë.

Temperatura e ajrit të dielën shkoi në 19.4 gradë, që është rekord për muajin dhjetor në Alaskë, tha shkencëtari Rick Thoman nga Qendra e Alaskës për Vlerësime e Politika Klimatike. Ai tha se kjo është absurde, shkruan The Guardian.

Rekordi i ri erdhi pas një vargu temperaturash të larta që u regjistruan në pjesë të ndryshme të Alaskës, përfshirë temperaturën 18.3 gradë në aeroportin e Kodiakut dhe rekordin prej 16.6 gradësh në Cold Bay.

Moti i ngrohtë e me lagështi është bërë më i shpeshtë në Alaska në dy dekadat e fundit, që është shenjë e ndryshimeve klimatike, tha Thoman. “Kjo është saktësisht ajo që e presim në një botë që po ngrohet”, shtoi ai.

“Normalisht, dhjetori është një muaj i thatë në brendësi të Alaskës, sepse ajri zakonisht i ftohtë nuk mund të mbajë shumë lagështi. Çfarëdo lagështie që rrjedh ka tendencë të jetë “pluhur më me gëzof sepse ajri është i këndshëm dhe i ftohtë”, tha Thoman, i cili jeton në Fairbanks.

Sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar në “Nature Communications”, parashikohet që klima arktike do të ketë më shumë shi se borë duke filluar nga viti 2060 ose 2070.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat