Gjashtë persona të lënduar pas të shtënave në Oregon

Amerika

Gjashtë persona të lënduar pas të shtënave në Oregon

Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona u dërguan në një spital pas të shtënave që u shkrepën të premten mbrëma në një koncert në Eugene, Oregon të SHBA-së, tha policia.

Sipas CNN, shefi i policisë, Chris Skinner, tha të shtunën se një i lënduar është në gjendje kritike pas “një prej të shtënave të profilit më të lartë që kemi pasur në qytetin Eugene”.

Ai tha se personi ishte duke iu nënshkruar një operacioni. Ndërkohë, ai nuk e dinte gjendjen e të tjerëve që u qëlluan.

Të shtënat ndodhën gjatë një shfaqjeje të Lil Bean dhe Zay Bang, tha policia.

Skinner kërkoi nga çdo dëshmitar që mund të kishte video ose audio të incidentit që të ndihmonte policinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat