Komisioni i 6 janarit kërkon të intervistojë Invanka Trump-in

Amerika

Komisioni i 6 janarit kërkon të intervistojë Invanka Trump-in

Më: 20 janar 2022 Në ora: 20:55
Invanka Trump

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan po i kërkon Ivanka Trump-it, vajzës së ish Presidentit Trump, që të bashkëpunojë vullnetarisht me hetimet.

Të enjten, komisioni i dëgroi një letër asaj duke i kërkuar një takim në fillim të muajit shkurt, për të diskutuar lidhur me veprimet e të atit, përfshirë një telefonatë gjatë së cilës, komisioni thotë se ajo ishte e pranishme ndërsa Presidenti Trump u përpoq të ushtrojë trysni ndaj ish Zëvendëspresidentit Mike Pence që të hedhë poshtë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ndër të tjera. Ivanka Trump ishte këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë.

“Dëshmitë e marra nga komisioni tregojnë se anëtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë kërkuan ndihmën tuaj në shumë raste për të ndërhyrë në një përpjekje për të bindur Presidentin Trump të adresojë dhunën e vazhdueshme në Kapitol”, thuhet në letrën e kryetarit të komisionit, Bennie Thomson.

Në filim të javës, komisioni lëshoi fletëthirrje për Rudy Giuliani-n dhe pjestarë të tjerë të ekipit ligjor të Presidentit Trump, të cilët paraqitën sfida ligjore të rreme ndaj zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që ushqyen gënjeshtrën se zgjedhjet ishin manipuluar në dëm të zotit Trump./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat