Shkon mbi 857 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 857 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 21 janar 2022 Në ora: 06:42
Ilustrim

Ka shkuar mbi 857 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hokins, me 3 mijë e 702 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 857 mijë e 778.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 68,5 milionë, me 971.349 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 7,32 milionë raste të konfirmuara dhe 78.101 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 209 milionë dozën e dytë dhe mbi 81 milionë kanë marrë 3 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat